Gazetari i TCH bën përgënjeshtrimin: Ndjesë, lajmi është i pavërtetë për …

Pre e lajmit të pavërtetë se Bashkia do vendosë taksë ndaj jorezedidentëve që vijnë në Tiranë, ka rënë edhe gazetari I Ekonomisë së TCH, Klodian Tomorri. Përmes një postimi në facebook, Tomorri sqaron se lajmi është i pavërtetë, ndërsa shton se Bashkia Tiranë nuk ka asnjë projekt apo ide për të taksuar banorët e rretheve që vijnë në kryeqytet.

 

“Përgënjeshtrim, Bashkia e Tiranës thotë se nuk ka asnjë projekt për të vënë taksë mbi jorezidentët dhe se lajmi i përhapur në media dje është i rremë. Meqë unë kam bërë një reagim, mbi një lajm i cili është i pavërtetë, ndjej minimalisht detyrimin për ta përgënjeshtruar dhe për ta hequr shkrimin nga fb im.

 

Nuk ka asnjë projekt apo ide për të taksuar banorët e rretheve që vijnë në Tiranë. Sipas bashkisë, dje është kërkuar nga qeveria më shumë grant nga buxheti duke qenë se granti llogaritet për frymë popullsie dhe Tirana u shërben më shumë njerëzve nga sa ka popullsi”, shkruan gazetari i ekonomisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...