Moderatorja Alketa Vejsiu ka surprizuar së fundmi teksa ka publikuar në Instagram një foto me reperin Noizy dhe thotë se po mendojnë të sjellin një projekt së bashku.

 

Moderatorja na lë të dyshojmë nëse bëhet fjalë për një këngë apo për një projekt mode, por tregon me siguri se Noizy ka punuar me shumë dashuri për projektin.

 

“Çfarë mendoni që po projektojmë me Noizy?

Fansat e Noizy në instamessage-in tim po bëjnë namin! Noizy ishte shumë mirë! Ju do shumë! Ka ca superprojekte që do t’ju kënaqin pa masë! Dhe ka bërë me dashuri një dhuratë për ju që do ta keni gati shumë shpejt!

 

Ky #bornstar ka një sekret! Nuk e duartrokasin rastësisht 100.000 njerëz në shesh në koncerte!”, shkruan moderatorarja.