Ergi Dini mbush plot 3 vjet sot që është ndarë nga jeta! Në këtë përvjetor të hidhur për familjen e tij dhe miqtë, nuk kanë munguar dedikimet prekëse për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur.

Dashamir Dini, babai i Ergit ka shkruar disa vargje prekëse për të birin, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti me motor.

Ai flet për mallin që s’e shuan askush dhe përgatitjet e nënës së Ergit për të marrë një nuse në shtëpi me

fustan të bardhë. Dashamir Dini shprehet se familja e tij e ka ende të freskët dhimbjen për humbjen e djalit dhe asgjë nuk mund t’i ngushëllojë.