Zbulohet plani, do të dërgojnë Ronaldon në PSG, për ta marrë Mbappen…

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të shkuar në Juventus vitin e kaluar, por presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, është duke planifikuar t’ia ofrojë atë Paris Saint-Germainit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka bërë gati një plan interesant për ta siguruar transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini, shkruan DailyStar, transmeton Gazeta Express

Mbappe është shndërruar në prioritetin kyç të Perezit për afatin kalimtar të verës së ardhshme dhe presidenti i “Los Blancos” mund ta përdorë Cristiano Ronaldo për ta sjellë Mbappen në Santiago Bernabeu.

Ronaldo nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin në korrik të vitit 2018, kur e kompletoi transferimin e tij nga Real Madridi në Juventus për 100 milionë funte.

Megjithatë, Perez është duke e bërë gati një plan me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendesin, për t’ia ofruar superyllin portugez Paris Saint-Germainit, sipas edhe mediumit Eldesmarque.

33-vjeçari raportohet se dëshiron një kontratë të re me pagë më të lartë dhe drejtuesit e gjigantit francez janë më se të gatshëm për t’ia ofruar portugezit një gjë të tillë.

Nëse Perezi dhe Mendesi e bindin Ronaldon për të shkuar në Paris Saint-Germain, atëherë transferimi i Mbappes në Real Madridi do të ketë më shumë gjasa të realizohet.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është shprehur i sigurt se Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi verën e ardhshme.

“Ai është shumë i përqendruar në synimet e tij aktuale. Nuk besoj aspak se ai do të largohet në fund të sezonit apo më vonë”, u shpreh Fabio Paratici për mediumet italiane sot.

“Ai e ka një kontratë me Juventusin. Ne jemi shumë të lumtur me të dhe ai është i lumtur me Juventusin”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...