Dy ditë më parë një burrë shqiptar nga Shkodra është gjobitur dhe është përzënë nga Republika e Malit të Zi. Siç mësohet, fatkeqi është 64-vjeçari Irfan Domnori.

 

Mediat fqinje shkruajnë se ai u dënua me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit nga teritori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.

 

Në mediat malazeze shkruhej:

Irfan Domnori, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”. Shqiptari u gjobit pasi valëviti flamurin shqiptar gjatë festës ”Dita e geshtenjës”, që u mbajt të shtunën në Ostros të Krajës.

 

Në këtë festë tradicionale morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Shkodra, Tuzi e më gjerë.

 

Mes tyre ishte edhe shqiptari, i veshur me veshjen popullore shqiptare që e karakterizon në të gjitha rastet ku merr pjesë.

 

Ai u gjobit me 300 € dhe u dëbua nga vendi fqinj për një muaj, por një lajm i mirë erdhi për të pas kësaj ngjarje.

 

Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” nga Ulqini u ofruan t’i paguajnë shqiptarit gjobën, duke u vetëorganizuar për të mbledhur shumën.