U deshën që fëmijë, por fati i ndau derisa sot kanë… Historia që do ju rrëqethë mishin

Qëkur ishin fëmijë, ndoshta edhe pa e kuptuar, tek ata lindën shkëndijat e para të dashurisë. Por rrugët e tyre u ndanë aty dhe u deshën shumë vite të riktheheshin sërish bashkë, për një fillim të ri.

 

Nuk është një roman artistik apo skenar i një filmi romantik. Është historia e jetës së Fatbardhës e cila më në fund po përjeton ditët e lumtura të dashurisë me bashkëshortin e saj Ermirin. Por për të mbërritur deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë. Jeta e saj bashkëshortore ka nisur me një tjetër person, kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe prindërit e fejojnë me mblesëri.

Në moshën 17 vjeçare Fatbardha u zhvendos me bashkëshortin në Itali ku jetoi për 12 vite. Gjatë kësaj kohe ajo tregon se erdhi në jetë vajza e cila tashmë është 8 vjeçe. Por marrdhënia mes çiftit kaloi një sërë krizash të cilat çuan në zgjidhjen e martesës pas 7 vitesh që jetonin bashkë.

 

Fatbardha tregon se kjo ka qenë një ndër përiudhat më të vështira në jetën e saj. Askush nga familja, prindërit apo vëllezërit nuk e përkrahnin vendimin e saj për t’u divorcuar.

 

“Familja e quante një budallallik. Mes nesh kishte përfunduar gjithçka. Shumë njerëz zgjedhin të jetojnë në atë formë për hir të fëmijëve por pikërisht për hir të vajzës unë zgjodha të mos jetoj ashtu. Familjen e kisha totalisht kundër. Sipas tyre burri lihet vetëm në rast tradhëtie por unë nuk mendoj kështu. Nëse unë nuk jam e lumtur dhe vajza më sheh duke qarë, nuk mund të vazhdoj në atë mënyrë”, u shpreh Fatbardha duke shtuar se mamaja e saj nuk i ka folur fare për gjashtë muaj për shkak të vendimit për t’u ndarë.

 

Por në ato momente dëshpërimi të thellë dhe “braktisje” nga familja, u gjend dikush i cili nuk e kishte harruar kurrë që prej takimit të parë kur ishin ende fëmijë. Fatbardha dhe Ermiri njiheshin edhe për shkak të lidhjeve familjare pasi vajza e dajës së saj ishte e martuar me vëllain e atij. Kështu Ermiri mësonte në heshtje, vit pas viti se çfarë ndodhte me Fatbardhën.

Sapo kishte mësuar se ajo ishte divorcuar e kishte kontaktuar në facebook. Fillimisht duke u interesuar dhe duke i dhënë këshilla e më pas duke i ofruar ndihmë. Me përkujdesjen e tij, Ermiri e bëri përfundimisht për vete Fatbardhën. Gjatë gjithë këtyre viteve ai nuk kishte krijuar një familje të tijën. “Ma ka thënë që më priste mua”, shprehet duke qeshur Fatbardha, gëzimi në sytë e së cilës është mëse i dukshëm.

 

Ai jetonte në Xhenova dhe ajo në Bari dhe deri në shkurt të 2014-ës nuk ishin takuar ende. Për Fatbardhën ishte e vështirë të niste një lidhje të re disa muaj pas një martese të dështuar. Krejt e kundërta ndodhte me Ermirin të cilit nuk i besohej që më në fund po takoheshin. Betejat me të cilat përballeshin çifti i ri nuk kishin të mbaruar. Nga njëra anë ishin prindërit e Ermirit të cilët për shkak të mentalitetit nuk e pranonin lidhjen e djalit të tyre me një vajzë të divorcuar e me fëmijë.

Nga ana tjetër Ermira përballej me gjyqet e vazhdueshme për kujdestarinë e vajzës nga martesa e parë. Pikërisht kjo e detyroi përfundimisht të kthehet në Shqipëri pasi ish bashkëshorti e kishte marrë vajzën dhe asaj i duhej çdo dy javë të vinte e ta takonte. Në gusht të vitit të kualuar Ermiri bëri një tjetër sakrificë të madhe për të cilën Fatbardha nuk gjen fjalë për t’i shprehur mirënjohjen.

Ai la Italinë ku punonte e jetonte qetësisht prej 10 vitesh për të ardhur në Shqipëri ku ende nuk është sistemuar plotësisht, vetëm që të ishte pranë saj. Fatmirësisht mosmarrëveshjet me familjarët e tyre i sheshuan dhe prej pak kohësh janë duke shijuar momente lumturie së bashku.

 

Ajo që dikur ishte një pëlqim, tashmë është kurorëzuar me martesë dhe Fatbardha me Ermirin po presin frytin e parë të dashurisë, ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë e cila është vajzë. Fatbardha kishte zgjedhur pikërisht 35 vjetorin e tij për t’i shprehur falenderimin për gjithë sakrificat, dashurinë dhe përkujdesjen që Ermiri ka treguar ndaj saj.
Qëkur janë lidhur me njëri – tjetrin mesa duket edhe shijet kanë filluar të unifikohen si për stilin e jetesës, veshjen, rrymat muzikore etj.

Pikërisht për këtë të fundit është zgjedhur dhe një surprizë nga ana e “Ka një mesazh për ty” për Fatbardhën dhe Ermirin. Një balet me këngën e tyre të preferuar “Un bonito final” dhe fotot e tyre në sfond e ka emocionuar çiftin duke sjellë një atmosferë romantike në studio.

Megjithse ka patur peripecitë e saj në jetë ajo sot duhet të ndihet vërtetë ashtu sic e ka emrin, fatbardhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...