Grupi i njohur ‘West Side Family’ me këngët e tij e ka fituar zemrën e publikut shqiptar që prej kohësh. Pas plot 11 vitesh, djemtë e grupit kanë dhënë një lajm që i ka gëzuar padyshim të gjithë. Landi dhe Miri do të rikthehen në skenën e ‘Këngës magjike’ pas një periudhe të gjatë mungese dhe në vend të të madhit Dr.Flori do të jetë i pranishëm vëllai i tij, Alban Kondi.

 

Kënga që tani mendohet të jetë një hit dhe publiku po pret i paduruar ta dëgjojë. Pjesëmarrja e Albanit ka qenë krejt e papritur por sidoqoftë ai nuk është anëtar i përhershëm i grupit pasi treshja do të sjellë një këngë vetëm për këtë edicion.

 

“Nuk e kisha fare në mendje. Së bashku me Elgit Dodën, po punonim për disa artistë që do të marrin pjesë në festival si Xheisara apo Olsi Bylyku dhe ishim përqëndruar tek ta. Ndërkohë Landi dhe Miri po mendonin të merrnin pjesë dhe ndërsa unë me Elgitin po punonim për këngën e tyre “7 ditë” , aty për aty u vendos dhe pjesëmarrja ime. Unë e kam diskutuar shpesh me Landin dhe Mirin që West Side Family tashmë është një brand, është një familje që mirëpret këngëtarë të ndryshëm. Sot jam unë, nesër do të jetë dikush tjetër.”- ka treguar Albani.

 

Burimi: Anabel.al