Kjo është shtëpia e re e Alma Gjonit, nënës me dy fëmijët e sëmurë.

 

Pas këtij rastit të trajtuar nga gazetarit Senad Nikshiqi ne StarPlusTv menjëherë publikuam rastin ne shkoder.info ku shoqata humanitare Forumi i femrave Shqiptare shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i ndërtuar shtëpinë e re.
 

 

 

Pas pak muajsh dhe një vonese të shkaktuar nga ndërtuesit jo nga shoqata u arrit që shtëpia e re të ndërtohet dhe familja Gjoni të largohet njëherë e mirë nga kushtet e mjerueshme ku jetonin më përpara. Orjeta Krasniqi përfaqësuese e shoqatës që kontribuoi i dorëzoi çelësat e shtëpisë familjes Gjoni.

 

 

 

Dy djemtë e sëmurë tregojnë se ndërtimi i shtëpisë është një ëndërr e bërë realitet….

 

Pavarësisht shtëpisë së re mungesa e babait në familjen Gjoni i ndarë nga jeta disa vite më parë pas një sëmundjeje është e pazëvendësueshme.

 

Nëna e dy djemve, Alma Gjoni falenderon të gjithë gratë e shoqatës “Forumi i Femrave Shqiptare” si dhe televizionin “Star Plus” për ndihmën e dhënë dhe kontributin në ndërtimin e shtëpisë së re që ende për të është e pabesueshme.

 

Dy djemtë ndjehen shumë mirë në shtëpinë e re.

 

Familja Gjoni pavarësisht problemeve ekonomike që do t’i shoqërojnë sërish ata janë të gatshëm që aq sa kanë mundësi të kontribuojnë për familjet e tjera në nevojë.

 

Nëna dhe dy djemtë e familjes Gjoni për shumë vite jetuan në kushte shumë të vëshira por tashmë do të kenë një jetë më të lumtur pas ndërtimit të shtëpisë së re.