Paralajmërimi për “video me përmbajtje përvëluese”, reagon Rudina Xhunga: U përvëlofshin

Gazetarja Rudina Xhunga ka folur sot rreth zhvillimeve të fundit politike në rubrikën “Opinion”, në News24. Pasi para pak ditësh doli kundër banorëve të “Astirit”, të cilët mbronin shtëpitë e tyre nga një projekt korruptiv, Xhunga është shprehur sot se vendi është në një krizë politike dhe se është një krizë personale e politikanëve shqiptarë.

 

Ajo thotë se kjo krizë ka ardhur pikërisht nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama dhe se drejtësia e shqiptarëve nuk është kapur në këtë moment, por prej 30 vitesh.

 

Sipas saj, politikanët e periudhës post-komuniste kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi do të bëhen kurbanë të saj.

 

Ajo u shpreh:

Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë.”
Më tej, gazetarja komentoi dhe paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta se do të nxjerrë një video me fakte përvëluese, duke thënë se le të përvëlohen të gjithë politikanët, pasi e rëndësishme është mirëqenia e shqiptarëve.

 

Ajo shtoi:

Po ta përvëlojnë. Ata flasin për video përvëluese, e kërcënojnë njëri-tjetrin, por nuk e japin. Edhe mund të jetë, por nuk më intereson nëse përvëlohen politikanët, u përvëlofshin.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...