Nuk kanë fund të papriturat e motit, reshje shiu në gjithë vendin, ja ku do jenë intensive

Dita e sotme do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata, prandaj mos harroni t’i merrni çadrat me vete dhe të visheni trashë. Vetëm në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive.

 

Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit.

 

Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

 

Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 13 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...