Kreu demokrat, Lulzim Basha zhvilloi të dielën një takim me fermerët e zonës së Lushnjes dhe Divjakës, teka dëgjoi problematikat e tyre si dhe duke shpalosur platformën e partisë së tij.

 

Gjatë bashkëbisedimit, një prej fermerëve e falenderoi kreun demokrat për takimin, teksa u shpreh se atë e akuzojnë se “fle gjumë”.

 

“Fillimisht të falenderoj që ke ardhur se thonë që kryetari fle gjumë”, tha fermeri.

 

Ndërkohë, Lulzim Basha iu përgjigj: “Këta punë quajnë vjedhjen, po nuk vodhe këta thonë fle gjumë”.