Gjesti i të riut shqiptar e lë pa fjalë, tifozit anglez i ndodh e papritura në kryeqytet

Një tifoz anglez ka mbetur i mrekulluar nga gjesti i një djali nga Kosova pasi i kishte humbur portofoli në rrugën kryesore të Prishtinës.

 

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se brenda portofolit kishte 600 euro si dhe karta krediti e dokumente të tjera, ndërsa nuk kishte kaluar shumë kohë dhe tifozit anglez i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar.

 

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi tifozi Simon Bruce.

 

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” dy ditë më parë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...