Gatopardi i nuhat flokët, turistja e filmon edhe pse e shumë e friksuar

Ky është momenti befasues që një gatopard hipën mbi një xhip në safari dhe fillon të nuhatë në flokët e një gruaje ndërsa ajo edhe filmon takimin.

 

Pamjet e marra në Tanzani tregojnë se macja e madhe bezdisëse afrohet aq shumë me gruan e cila ka një shprehje të tronditur në fytyrën e saj.

 

Gatopardi qëndron gjatë pas kokës së saj duke i lëvizur flokët dhe duke e nuhatur vazhdimisht ndërsa gruaja vazhdon të filmojë e të tregojë shprehjen e tmerruar të fytyrës së saj.

 

Pas disa sekondash argëtimi të padëmshëm, një zë në sfond mund të dëgjohet duke thënë ‘largohu, ajo po përpiqet të të kafshojë’ teksa gatopardi pastaj qetësohet dhe gruaja largohet.

 

Gatopardi pastaj vazhdon të qëndrojë i ulur mbi automjetin në safari i pa bezdisur dhe as nuk mendon të largohet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...