Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri një gafë të rëndë ditën e sotme, ku në një video publikoi një hartë të vjetër, pikërisht në kohën kur Kosova ishte pjesë e Serbisë.

 

Kjo neglizhencë nga stafi i Kryeministrit ka qenë mjaft e madhe, saqë edhe mediat serbe kanë reaguar. Media e Serbisë B92 ka shkruar për skandalin me hartat, ku thekson se “Prishtina është në shok”.

 

Shumë shqiptarë nga Kosova masakruan Ramën me komente të ashpra në lidhje me këtë supergafë. Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e bujshme, ku e ka cilësuar këtë si një akt të lartë tradhtie.

 

Theksojmë se Rama e kapi gafën pas 4 orësh, duke e bërë gabimin akoma edhe më fatal.