Në emisionin ‘Opinion’ u diskutua në lidhje me përplasjen e Presidentit, Ilir Meta me Kuvendin për Gjykatën Kushtetuese. Gjatë këtij diskutimi pati një moment, kur drejtuesi i këtij emisioni, Blendi Fevziu tha me ironi se duhet bërë një audiocion për deputetët e rinj nëse dinë të lexojnë.

 

Fevziu tha:

Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audiocion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.’’
Po ashtu ai tha se disa deputetevë janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

 

Më tëj ai ka shtuar:

Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme.”
Kujtojë këtu se deputetja Majlinda Halilaj bëri xhiron e rrjetit me fjalimin e saj në Kuvend, ku u kuptua se nuk dinte të lexonte mirë shqip.