Dy gëzime në një ditë në familjen e Besit dhe Xhensilës

Në familjen e tyre sot ka festë! Bes Kallaku, aktori i njohur i humorit ka ditëlindjen dhe në një ditë speciale si e sotmja nuk mund të mungojnë surprizat, urimet dhe dhuratat nga njerëzit më të rëndësishëm që janë pjesë e jetës dhe përditshmërisë së artistit.

E para, ka qenë Xhensila, bashkëshortja e tij dhe njeriu i zemrës që menjëherë pasi akrepat e orës kanë shënuar 00:00 në mesnatë ka postuar një foto me tortën surprizë që ka përgatitur për Besin. Në të ajo zbulon edhe moshën e tij, plot 34 vjeç, ndërsa zbulon edhe urimin e veçantë: “Edhe 100 baba”!

Nga fotoja, kuptohet që modeli i tortës simbolizon filmin më të ri të Besit, “Falco”, që nga sot do të jepet në të gjitha kinematë e kryeqytetit. Xhensila dhe Besi, janë jo vetëm një nga çiftet më protagonist të medias dhe jetës publike në vend, por njëherësh edhe mbështetës absolut në zhvillimet e karrierave respektive: ajo në muzikë dhe Besi në televizion dhe projekte filmash.

Kështu që bashkë ata formojnë një dyshe speciale, ndaj herë pas here ata zgjedhin që momentet më unike t’i ndajnë edhe me publikun virtual.

Sot, gjithë vëmendjen në familjen e tyre e merr Besi dhe nuk mund të ndodhë ndryshe! Janë dy gëzime në një ditë, edhe ditëlindja, edhe shfaqja e filmit në kinematë kryesore në vend!

Shumë urime për Bes Kallakun!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...