Klevis Çela është boksieri nga Vlora i cili bëri bujë me historinë e tij. I shpallur kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogram në pallatin e sportit “Fahrie Hoti’, drama e jetës së tij është e denjë për filma.

 

30-vjeçari ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Për mediat ai ka rrëfyer se ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka, por pavarësisht vështirësive me të cilat e ka përballur jeta që kur ishte fëmijë, ai nuk është ndalur.

 

Kampioni ka raste që fle dhe pa ngrënë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike me të cilat përballet familja e tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut.

 

Në lidhje me këtë rast të rëndë ka patur reagim edhe nga Tifozët Kuq e Zi, të cilët rastin e kampionit të boksit e kanë etiketuar MASR si Ministrinë e Arsimit dhe Turpit!

 

Në një prononcim për JOQ Albania, njëri prej përfaqësuesve të grupit është shprehur:

Është për të ardhur keq që ndërkohë që flasim për stadiume 80 milion euro, autostrada 500 milion euro dhe një sportist e shpërblejmë me 100 euro se doli kampion, i bie që më lehtë del kampion bote sesa bind qeverinë të të japin vlerësim meritor dhe ky është një reagim për t’i sjellë me këmbë në tokë të gjithë zyrtarët që fluturojnë me investime galopante ndërkohë politikat për sportin kanë ngelur vend numëro. Edhe lotët e tij nuk kërkojnë mëshirë, por dinjitet për përfaqësuesin e denjë të ngjyrave të flamurit, të shtetit.”

JOQ Albania