71 vjeçari martohet për herë të nëntë madje me një vajzë 41 vjet më të re

Burri i cili është martuar më shumë herë në Britani ka vendosur të lidhet në martesë për të nëntën herë rradhazi dhe madje me një grua të cilën as nuk e ka takuar por thjesht i ka shkruar mesazhe përmes të cilave edhe i ka bërë propozimin për martesë.

 

Ron Sheppard, 71 vjeç, nuk e ka takuar kurrë 30-vjeçaren, Rose Hans por i ka propozuar në mesazhe pas një romance të gjatë prej thuajse një viti në telefon.

 

Ai shpreson të martohet me amerikanen, e cila sapo ka mbaruar një kurs infermierie në Gana, në shkurt kur ajo planifikon të transferohet në Angli për punë.

 

Dhe Ron, nga Somerton, Somerset, thotë se nuk është prekur aspak nga dallimi në moshë mes tyre përkundrazi nuk e ka aspak problem.

 

Ai tha: “E di që Roza është ajo. Nuk ka rëndësi që ne nuk jemi takuar pasi unë mund të them se ne jemi dyshe e përsosur. Mosha është thjesht numër dhe nuk më intereson që ajo është më shumë se gjysma e moshës sime. Ajo jo vetëm që është e bukur nga jashtë por ajo ka atë bukuri të brendshme që është shumë e rrallë tek njerëzit. Ajo është thellësisht e dashuruar me mua dhe unë jam me të. Unë nuk i kam thënë familjes time akoma, por ata e dinë se si jam.”

 

Babai i tetë fëmijëve Ron, një menaxher në pension, u martua për herë të parë në moshën 19 vjeçare në vitin 1966.

 

Martesa e tij më e gjatë zgjati 12 vjet dhe më e shkurtra rreth dhjetë muaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...