Policia ka zbuluar të dhëna të reja në lidhje me grabitjen e sasive të parave të ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar shuma të tjera parash të cilat që i përkasin bankave të nivelit të dytë që u grabitën në Rinas teksa po ngarkoheshin në avion.

Sipas informacioneve, policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasin Elton Pikli. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës.

Ndërkohë, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin.

Si ndodhi grabitja

Grabitja në Rinas ndodhi pasditen e 9 prillit, kur persona të aramtosur hynë në pistën e aeroportit të Rinasit, duke grabitur thasët me para që do të transportoheshin me një avion jashtë Shqipërisë.

Brenda pak minutash u realizua grabitja dhe autorët kanë dalë sërisht nga e njëjta derë ku dhe hynë.

Autorët hynë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Në ndjekje të mjetit janë nisur forcat e rendit por dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Grabitësit janë përgjigjur me armë duke tentuar të largohen, por në betejë ka mbetur i vrarë një prej tyre, Admir Murataj. Si pasojë e ndjekjes autorët kanë braktisur mjetin. Pesë prej tyre dyshohet se kanë mundur të largohen me këmbë, teksa ishin të armatosur me kallashnikov edhe granata.