“Përshëndetje zoti Edi, më fal”/ Fermeri në Lezhë i ngatërron emrin me Ramën

“Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi”. Me premtimin se do të anulojë të gjithë “aferat korruptive duke nisur me Milot-Balldre”, kreu i PD me fermerët në Lezhë tha se “këto para do i kthehen shqiptarëve”.

 

Fermerët i janë ankuar liderit të PD se politikanët sipas tyre nuk i kanë mbajtur premtimet.

 

“Nuk kam ndërmend të fshihem për t’ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”, tha Basha.

 

Njëri nga fermeret qe u ankua per mosmbajtjen e premtimeve krijoi edhe nje situate humori gjate takimit, teksa ngaterroi emrin e kryetarit te PD me emrin e kryeministrit Rama.

 

JA BATUTAT

Fermeri: Përshëndetje zoti Ed, më fal

Basha: Mirëmbrëma zoti Zef

Fermeri: Të dëgjova me shumë vëmendje, hë mo se s’prish punë.

Basha: Ta dëgjojmë njëherë se ndoshta ka pas në mendje me i thënë dicka edhe atij

Fermeri: Jo për Zotin këtë që po të them ty ia kam thënë edhe atij e ai nuk mundet me ardh me u ballafaqu me ne. Por edhe ty po të them a do vish më me këto fjalë që na the sot këtu? Unë kam qen me Salën, Fatosin, kam le e rrit e jam bo 57 vjec, asnjëri se ka pru. A do mundesh me u kthy prap me këto fjalë që na the?

 

Basha: Faleminderit Zef. Zef ëë??

Fermeri: Po, paradite Zef.

Basha: Po mbasdite?

Fermeri: Mbasdite si të duash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...