Deri në mbrëmje, do të vijojë situatë e qëndrueshme. Reshjet do të rikthehen nesër, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora.

Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera herës karakter lokal.

Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.