Nga udhëtimet në Dubai e deri tek blerjet me çmime të larta, Zogu i Tiranës thotë se: Nuk bëj dot pa luks

Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës është tashmë një prej personazheve më të komentuar në showbiz e që tërheq shpeshherë vëmendjen me deklaratat e tij. Hermesi njihet për jetën e tij luksoze, udhëtime të shpeshta e blerje të shtrenjta.

 

Në një intervistë për “Panorama plus”, Zogu ka treguar se nuk bën dot pa luksin sepse është pjesë e tij. “Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai”, është shprehur ai.

 

I pyetur sesi ndihet në emisionin e ri “Casa de los 3s”, Hermesi u shpreh i lumtur që punon me Dajana Shabanin.

 

“Jam vetvetja dhe ndihem i lumtur që punoj krah Dajana Shabanit për show-n e të shtunave, “Casa de los 3-s”. Unë gjithnjë e kam dashur punën dhe nuk kam përtuar të zgjohesha herët në mëngjes, që pa zbardhur dita. Tashmë ndihem më komod sepse nuk zgjohem me herët dhe po ngopem me gjumë”, tha Hermesi.

 

Hermesi së fundmi luan një rol edhe në filmin e Bes Kallakut “Falco”, në të cilin është shfaqur shumë real dhe pa komplekse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...