Këngëtarja e njohur Anila Mimani është rikthyer në muzikë dhe po sjell hite nga më të ndryshmet.

 

E ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”, është një prej emrave më të njohur të estradës shqiptare që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me muzikën e saj.

 

Këngët e saj kanë mbetur gjatë në memorien e publikut dhe sa herë që dëgjohet ndonjë prej hiteve të saj, të jep të njëjtën ndjesi si vite më parë.

 

Gjatë intervistës këngëtarja është shfaqur me një luk të ri, me baluke të prera drejt që i mbulojnë ballin. E që në momentet e para ajo është shprehur se nuk i pëlqente sesi i kishte prerë, e për këtë arsye tha me shaka që ka rënë në depresion.

 

“Tani jam në një periudhë depresioni se kam prerë baluken dhe jam shumë keq”,– tha Anila.