Basha si Robin Hood, “Do t’ja marr të pasurve do t’ja jap të varfërve”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sërish programin e tij nëse zgjidhet kryeministër. Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Lezhës pohoi se ai është nga ata politikan që i mban premtimet.

 

“Gjëja e parë që kuptoj është se ka në zhgënjim të thellë. Kanë ardhur, kanë premtuar, kanë gënjyer dhe kanë ikur. Ky është dëmi më i madh që i kanë bërë politikës, duke e bërë më të dyshimtë e më të pabesueshme..”.

 

Më pas ai kujtoi kohën kur ishte ministër i Jashtëm, duke shtuar se gjatë drejtimit të kësaj ministrit ai i kreu detyrat e tij.

“Si Ministër i Jashtëm kisha dy angazhime, NATO-n dhe nisjen e diskutimeve për heqjen e vizave për shqiptarët. Sigurisht, kisha edhe detyra të tjera, pasi ishte koha e pavarësisë së Kosovës dhe të siguronim një Kosovë të pavarur Brenda kufijve të saj, pa i cënuar asnjë cm2. Them se këto 3 detyra para kombit, si ministër i jashtëm, i kreva me sukses. Për detyrat e mia si Ministër Transporti, gjykoni jo vetëm nga rruga e Kombit, por edhe nga investimet në qark, rrugët, ujësjellës.

 

Nuk mund të kryheshin dot të gjitha, por me aq buxhet sa kishim, 1/6 e buxhetit që harxhon kjo qeveri për fasada, besoj se i kryem disa punë të mira. Si ministër I brendshëm, detyrë mbi detyrat kisha heqjen e vizave për shqiptarët. Kur jua thashë, nuk e besoi njeri dje njerëzit pyesnin “a ka për t’u bërë”. Ky është rekordi im deri më sot. Çfarë detyre kam marrë përsipër, e kam kryer dhe, prandaj, vij me kokën lart para jush”– tha kreu i opozitës, i cili garantoi qytetarët se nuk ka për të ndryshuar nga ky që është sot, as kur të marrë besimin për të drejtuar qeverinë.

 

Nuk kam ndërmend të fshihem, as për t’u ikur përgjegjësive që kam dhe që po kërkoj. Prandaj, për t’iu përgjigjur pyetjes- po, do të vij sërish këtu. Do të ballafaqohem, do t’ju shoh në sy e t’ju them “ky ishte plani për të nxjerrë bujqësinë nga kriza, këto janë masat që mora”, për të parë si kanë funksionuar ato për ju dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë për familjet tuaja. Këtu e kudo në Shqipëri nuk kam për t’i ikur ballafaqimit me ju për gjithçka që sot e konkludojmë dhe nesër kam për detyrë ta zbatoj.”- u shpreh kreu i opozitës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...