ARRESTOHET DUKE KALUAR MURIQANIN BIZNESMENI SHKODRAN

Policia e Shkodrës ka arrestuar biznesmenin shkodran G.B. 61-vjec në tentativë për t’u larguar nga vendi. Policia thotë se pronari i një fabrike është vënë në pranga në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim në kundër të aksionit kundër informalitetit. Policia njofton se

Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar

se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë. Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës

 

materiale. Cështja I është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ndërkohë biznesmeni G.B. akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...