Një nga televizionet më prestiogjoze në Norvegji TV Vijson Norge prej tre vitesh i ka besuar bashkëpunimin në Shqipëri , televizonit Star plus. Ky projekt vjen si risi për mënyrën se si operohet dhe në të njëjtën kohë krijon mundësinë për të ndihmuar shumë familje në nevojë.

Teknologjia inovatore, cilësia , profesionalizmi që ofron Star Plus ka bërë që televizioni i njohur Norvegjez të ketë një bashkëpunim të frytshëm me televizionin më të madh lokal në Shqipëri Star Plus televizion.

Konkretisht televizioni TV Vijson Norge për netë me radhë nga studio e Star Plus këtu në Shkodër ka transmetuar pamje të shumë familjeve që ndodhen në kushte të vështira ekonomike.

Keto pamje janë transmetuar live në Norvegji ku janë ndjekur nga miliona njerëz. Më pas janë këto teleshikues që pasi shohin familjet në nevojë dërgojnë ndihma të cilat mblidhen tek kisha ungjillore në Shkodër dhe pastaj nga aty u shpërdahen familjeve të varfëra.

Ky transmetim live maraton u mundësua nga Star Plus televizion. Për të gjithë teleshikuesit Jan Hanvold që është dhe drejtuesi i këtij projekti jep detaje rreth asj që është zhvilluar këto ditë

Gjithashtu Jan Hanvold flet edhe per bashkëpunimin me Star Plus.

Star Plus dhe Visjon Norge televizion në Norvegji përmes këtij bashkëpunimi synojnë të sjellin sëbashku

zhvillimin e projekteve të ndryshme sociale dhe dinamika të ndryshme të cilat janë të përfshira në vizionin dhe kontributin që ne Televizioni Norvegjez bashkë me Star Plus e Kishën Ungjillore japin në Shkodër e më gjërë