Thirrjet ‘Rama ik’ në stadium/ Basha-kryeministrit: Dëgjoje jehonën, hap krahun për zgjedhje të lira

Nga Lezha ku po takon fermerët në kuadër të ‘Rrugëtimit për Shqipërinë’,

Lulzim Basha komentoi ovacionet dhe thirrjet e tifozëve mbrëmë në stadium në sfidën e Shqipërisë kundër Francës, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të dëgjojë jehonën e tyre. Sipas tij, shefi i qeverisë duhet të hapë krahun për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Kjo qeveri e ka braktisur tërësisht fermerin dhe zhvillimin rural dhe këtë e shohim çdo ditë. Presion që ndjejnë nga shtetit, i ka shtyrë ata drejt braktisjes totale të këtij sektori. Kam ardhur për t’u thënë se nuk ka nevojë të jetë kështu. Jehona e zërit tuaj ka rëndësi. Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve.

Mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur. Bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit. Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën” – tha Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...