Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Francë e vlefshme për eliminatoret 2020, teksa festa kishte filluar diçka e pazakontë ndodhi, pasi një pjesë e tifozëve brohoritën në kor “Rama ik”.

Duket se kjo ngjarje është përshëndetur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe një foto, ku sipas tij tregon gjendjen e Ramës në momentin që stadiumi brohoriste për largimin e tij.

Berisha shkruan:

“Edvin Mafia e pësoj si Çaushesku. Ai struket i tmerruar kur stadiumi çahej dhe ushtonte nga thirrjet e 20000 tifozëve “Rama Ik” duke përsëritur thirrjet e rumunëve për Çausheskun në dhjetor të vitit 1989. Nderim Tifozëve Kuq e Zi! E tmerruan Zografin Bis!! sb”.

FOTO: