Mbajti Flamurin Kuq e Zi në Malin e Zi, gjobitet shkodrani

Irfan Domnori 64 vjeç është dënuar me 300 euro gjobë si dhe është dëbuar nga autoritetet e Malit të Zi për shkak se ka valëvitur flamurin shqiptar në Ditën simbolike të Gështenjës në Krajë gjatë një festimi tradicional ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Mali i Zi, por edhe nga Shkodra.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga mediat e vendit fqinj të cilat përmes komunikatës zyrtare të policisë raportojnë se Domnori është dëbuar nga territori i Malit të Zi për një muaj.

Damnori ka treguar me detaje gjithë incidentin duke zbuluar se gjithçka kishte nisur me një ftesë që atij i kishte mbërritur për festën e gështenjave, ku për t’u bërë qejfin vendasve shqiptarë kishte veshur kostum popullor dhe kishte ngritur një flamur shqiptar.

“Në Krajë do të mbahej festa e gështenjave. Fillimisht isha me biçikletë, me flamur e me kostum sportiv.

Kur filloi kënga “Xhamadani vija-vija” unë vesha këtë kostum me fustanellë. Dola pastaj në tribunë duke bërë foto dhe video me njerëzit. Ishin shqiptarë që flisnin shqip.Kur u nisa të vij për Shkodër një patrullë policie më mori dokumentet dhe më tha që kisha bërë shkelje.

Pasi erdhi një patrullë policie dhe më morëm me vete. Hipa me ta dhe shkuam në Policinë e Tivarit. Shkova në një zyrë dhe më bëri disa letra. Më tha që do shkoj në Gjykatë se do të dënohem pasi kam ngritur flamurin shqiptar.Unë prej vitesh marr pjesë me fustanellë

kombëtare dhe flamur në të gjitha shtetet fqinje dhe askush nuk më ka penalizuar. Shteti shqiptar duhet të reagojë patjetër për këtë rast. Është tepër e rëndë. Jam i zhgënjyer nga mosreagimi i shtetit shqiptar për këtë incident. S’kam pse të dënohem.Kjo është veshja jonë e mrekullueshme që bota nuk e ka. Nuk ka pse të penalizohem për t’u veshur kështu. Me 27 nëntor jam i ftuar në Ulqin.”,-është shprehur ai.

Lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e shtetit shqiptar, ndërkohë që Damnori është një prej figurave të shquara të sportit në qytetin e Shkodrës.

Irfan Domnori u bë i njohur disa vite më parë pasi pas një aksidenti mjekët shqiptarë dhe ato të Malit të Zi i thanë se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës në një karrige me rrota. Ai jo vetëm që u shërua nga ky problem shëndetësor, por sot është një sportist profesionist që merr pjesë rregullisht në garat e vrapimit.

Në çdo garë, Domnori ka uniformën e tij tradicionale, veshje kombëtare, plisin dhe flamurin kuqezi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...