Maria Taragjini: Mos paragjyko, por ndihmo! Ne jemi si ju

Rrëfehet vajza 22-vjeçare: Jemi në kushte jo të mira ekonomike, këtu s’ka mundësi punësimi

“Njerëzit na mbajnë distancë, ndërkohë që unë dua ta thyej këtë largësi”

Për herë të parë realizohet një konkurs ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur. Gara për të zgjedhur më të bukurin dhe më të bukurën në botë mes shumë të rinjve dhe të rejave ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku mes tyre fitoren e ka marrë vajza

22-vjeçare Maria Taragjini. Ajo nuk mund të flasë e as të dëgjojë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar që të mposhtën frikën e paragjykimit dhe të marrë pjesë në një konkurs bukurie. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe Deaf”, një konkurs për personat shurdhmemecë.

Ky konkurs do të mbahet në Itali në datën 9 nëntor dhe fituesi do të zgjidhet me anë të votave. Në të marrin pjesë vajza nga e gjithë bota, që kanë aftësi ndryshe. Maria kur ka qenë vetëm disamuajshe është përplasur nga vëllai i saj me të meta mendore dhe si pasojë dëmtoi veshin. Më pas ajo kuptoi se nuk mund të dëgjonte, megjithatë fliste disa fjalë, si mami apo babi. Por kur shkoi në kopsht dhe në shkollë, ajo u përplas me një realitet të hidhur dhe paragjykues, që e mbylli në vetvete. Që nga ajo kohë

ajo nuk mund të flasë më. Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Maria na rrëfen emocionet e ditës para finales. 22-vjeçarja tregon se si vendosi të jetë pjesë e këtij konkursi dhe si e rrëmbeu fitoren për përfaqësimin e vendit të saj. Gjithashtu, ajo shpreh edhe vështirësitë që has në përditshmërinë e saj, paragjykimet dhe jetesën e vështirë të familjes së saj. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme:

Si ndiheni që përfaqësoni Shqipërinë në “Miss Universe Deaf”?

Për mua është krenari të përfaqësoj Shqipërinë në këtë spektakël. T’i them mbarë botës ‘mos na paragjykoni se dhe ne jemi si ju, por me aftësi ndryshe’. Në fakt shihemi me një sy tjetër që nga rrethi më i afërt e deri te qytetari i thjeshtë. Na mbajnë distancë, ndërkohë që unë dua ta thyej këtë largësi.

Si vendosët të merrni pjesë në konkursin e bukurisë dhe a e prisnit të merrnit çmimin e parë?

Që e vogël kisha qejf modën dhe botën e spektaklit. Këtë verë u informova nëpërmjet internetit dhe bëra aplikimin sipas kërkesave të tyre. Më pas u informova se isha fituese.

maria 13

Si e priti familja juaj këtë lajm? A ju mbështeti ajo të ishit pjesë e këtij konkursi?

Në fakt, familja ime e priti mirë e më mbështet në çdo aktivitet, por nuk kanë mundësitë ekonomike. Janë pa punë e të sëmurë.

Me fitoren e kurorës, a ju është bërë ndonjë ofertë interesante për të vijuar modelingun apo diçka më favorizuese për ju?

Ndihem krenare për veten dhe për vendin tim. Shpresoj ta përfaqësoj denjësisht. Deri tani nuk më është bërë ndonjë ofertë pune, por do ta prisja me kënaqësi një të tillë.

Me çfarë merreni në përditshmërinë tuaj? Cilat janë pasionet që keni?

Gjithmonë kam marrë pjesë në aktivitete në shkollë e kam luajtur edhe teatër. Kam marrë pjesë në konkurse pikture, ku kam marrë dhe çmimin e parë ndër disa shkolla, por në Shqipëri janë shumë të pakta këto aktivitete. Jam gjithashtu anëtare në shoqatën “Anad”, ku jam zgjedhur si arkëtare dhe tani jam sekretare e saj. Gjithashtu, nga ana tjetër vazhdoj studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura për skulpturë. Më pëlqen shumë piktura.

Si ka qenë fëmijëria juaj? Sa e vështirë është duke qenë se jeni me aftësi të kufizuar për të gjetur një punë?

Unë banoj në fshat dhe vij nga një familje e varfër. Babin e kam invalid pune. Që në moshën 5-vjeçare kam ardhur në Tiranë në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Aty mbarova 9-vjeçaren më pas fitova të drejtën e studimit në liceun artistik “Jordan Misja”, dega pikturë. 4 vjet konkurrova dhe fitova shkollën e lartë në Akademinë e Arteve. Tanimë jam në vitin e 2 për skulpturë. Gjatë verës kam bërë disa kurse si parukeri dhe kurs thonjsh. Kam jetuar në konvikt, por edhe kam punuar pastruese në lokal për të paguar shpenzimit e mia. Me kurajën e familjes e me përpjekjet e mija kam luftuar për të ecur përpara.

Çfarë planesh ka Maria për të ardhmen e saj dhe a keni menduar të jetoni jashtë vendit, duke qenë se mundësitë këtu janë shumë të pakta?

Sa për planet, do mbaroj me sukses shkollën e lartë dhe po mu dha mundësia për jashtë vendit, pse jo do ishte kënaqësi. Si çdo i ri apo e re në Shqipëri, dhe unë kam shumë ëndrra. Nëse në Shqipëri do kishte mundësi, do isha e lumtur të kontribuoja për vendin tim e pranë familjes, që ka shumë nevojë për mbështetje.

Keni ndonjë mesazh para finales së konkursit të bukurisë?

U bëj thirrje gjithë shqiptarëve të më mbështesin. Shpresoj që në këtë spektakël të më hapet një dritare punësimi jashtë shtetit, se në Shqipëri mundësitë janë zero. Mesazhi im për shqiptarët e për mbarë botën është “Mos paragjyko, por ndihmo! Ne jemi si ju”!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...