Ndeshja Shqipëri-Francë është kthyer në një manifestim publik kundër qeverisë “Rama”.

Në nisje te ndeshjes, tifozët shpërthyen në kore masive me thirrjet “Rama ik”. Ndërsa gjatë ndeshjes, nuk kanë munguar parullat e tifozëve.

Një prej tyre është ajo përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët kanë hedhur parrullën “Drejtësi për Astritin”, duke ju referuar protestuesit Astrit Dehari që humbi jetën disa vite më parë në Prishtinë.