Një konkurrent është dëbuar nga “Hell’s kitchen”, pasi i ka kthyer përgjigje Renatos teksa po debatonin për një pjatë ëmbëlsirë. Fillimisht Renato po i bërtiste Vjonisit pasi kremi i ëmbëlsirës nuk ishte bërë siç duhej. Mirëpo Vjonisi kundërshtoi dhe tha se i ishte dukur në rregull.

“Po tall trapin ti”, i tha Renato dhe ia hodhi kremin e ëmbëlsirës. Vjonisi vazhdoi duke thënë se në shijet e tij ëmbëlsira ishte shumë e mirë.

“Asnjë nuk e di ta bëjë atë ëmbëlsirë dhe asnjë nuk ia di shijen”, tha Vjonisi për shokët e skuadrës të cilët nuk e kishin provuar ëmbëlsirën.

“O gomar, o idiot”, i tha Renato. “Gomar je vetë”, ia ktheu Vjonisi.

“Ça the ti? Zhduku përjashta! Kujt i thua gomar ti? Zhduku tani direkt nga emisioni, je i larguar”, i tha Renato.

https://youtu.be/80Y3_h