Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush Luan’ personazhet VIP kanë zbuluar shumë detaje të reja nga jeta e tyre që nuk i kemi ditur më parë. Një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Fifi, e cila ka treguar për herë të parë se ka lidhje familjare me 3 këngëtarë të njohur shqiptarë.

 

I pari ka qenë Ermal Fejzullahu, teksa të dy përballeshin në një sfidë ku i përgjigjeshin pyetjeve të sikletshme.

 

“E kam kushëri. Nga një prejardhje e largët jemi kushërinj. Nuk martohemi dot,”-tha Fifi.

 

Më pas e pyetur se përse e kishte mbështetur reperen Loredana teksa akuzohej për vjedhjen e një çifti zviceran, ajo tha se e kishte nusen e shtëpisë.

 

“Ishte shumë fals si muhabet. E kam edhe Mozzikut, e kemi si nuse shtëpie. Ça të bëj unë aq i vogël është Ferizaj.”, u shpreh Fifi.