Shqiptares i dërgojnë një foto nga fëmijëria por habitet kur sheh burrin e saj qe po…(FOTO )

Verona Koliqi dhe Mirand Buzaku zbuluan një rastësi interesante në një foto të bërë dhjetë vite më parë.

Kushërira e Veronës i ka dërguar asaj një foto të fëmijërisë, dhe me të shikuar, Verona, me të fejuarin e saj Mirandin, foton zbuluan rastësinë që kishin pasur me të fejuarin para dhjetë viteve.

“Kushërira ime e gjeti një foto në kompjuterin e saj dhe ma dërgoi mua për të qeshur me rininë të cilën e kemi kaluar së bashku”, ka thënë Verona. Në foto janë një grup fëmijësh në det – në një plazh në Mal të Zi.

Verona ia tregon këtë fotografi të fejuarit të saj Mirandit. Për një çast, ai e pa prapa veten e tij të shtrirë mbi ujë duke notuar në fotografinë që ishte bërë dhjetë vite më parë. Kosovarja tregon për momentet kur Mirandi tha: “Shiko, në fotografi, mbrapa teje jam unë”.

“Kur e shikuam mirë fotografinë në e pamë që në sfondin mbrapa fotografisë ishte i fejuari im, në po të njëjtën fotografi që e kam bërë unë me shoqet e mija para dhjetë vitesh.

Ne e shikuam njëri-tjetrin dhe thamë: ‘kjo nuk mund të jetë e vërtet뒔, ka thënë Verona, raporton mediumi Yahoo News. Por, çdo gjë përputhej me kujtimin e të fejuarit, kur tregonte ai se si notonte mbi ujë. Ata shkuan tek familja e tyre e cila ua konfirmoi se ata kishin shkuar në të njëjtin plazh në atë kohë.

Gjëja më interesante e kësaj rastësie është se Verona, në atë kohë, kishte ardhur nga Londra për pushime në këtë plazh, ndërsa Mirandi kishte shkuar me familje për pushime, në po të njëjtin plazh të Malit të Zi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...