“Një budallallëk!” Ronela i hedh ujë zjarrit, ja çfarë thotë për sherrin me Samantën

Sherri më i përfolur i treshes Samanta-Ronela-Zerka duket se ka marrë fund!

Kjo pasi Ronela Hajati, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, duket se i ka hedhur ujë zjarrit që ka nisur këto ditë në mediat sociale.

Gjatë lojës me ‘kabina’ këngëtares

bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

Ronela habiti me përgjigjen e saj. Ndonëse po prisni ndonjë kunjë, gaboheni, ajo ka mendim ndryshe për Samantën:

“Ma keni bërë Samantën si dashnore. Ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam.

Javën e kaluar Samanta shpërtheu në Instastory me disa fjalë për Young Zerkën dhe Ronela Hajatin.

Pasi Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën, kjo e fundit shpërtheu përmes një statusi ku shprehej:

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”.

Epo me sa duket, kjo deklaratë nuk i ka bërë përshtypje Ronelës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...