Kryeministri Edi Rama ka vizituar kombëtaren shqiptare të futbollit një ditë para debutimit në “Air Albania Stadium” ndaj Francës.

I shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së Armando Duka, Rama ka takuar futbollistët e kombëtares të cilët nesër do të kenë fatin të shijojnë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më modern dhe të madh të Shqipërinë, pëballë kampionëve të botës në fuqi, Francës.

Ndërkohë që ERTV transmetonte live takimin e Ramës me futbollistët, ndjekësit e kanë “masakruar” me komente negative.

Disa nga komentet janë: “Mace e zezë je, po shkele ti aty është njësoj ikur ka zbritur shejtani nga ferri.”, “Kryeministër je tersi më i madh ne atë stadium, të paktën 5 herë ka me humb Shqipëria.”