Një ngjarje e rende raportohet të ketë ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Rrëshenit.

Mësohet se një vajzë e re i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11-të i pallatit.

Vik.tima quhej Adela Gjoka dhe ishte studente në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

Vde.kja e saj e papritur ka tronditur të gjithë qytetin e Rrëshenit, ndërsa britmat e saj kanë tme rruar të gjithë banorët e zonës.

Sipas dëshmitarëve, vajza kishte lidhur në sy një shami në momentin që ndërmori aksin ek.strem.

Dyshohet se stresi i provimeve dhe problemet e rënda e ekonomike e kanë shtyrë të renë, t’i jepte fund je.tës në mënyrë tragjike. Babai i saj punonte si roje në pallatin ku ata banonin, ndërsa banesën ua kishte falur vetë pronari, për shkak të pamundësive ekonomike të familjes së Adelës.

Përveç kësaj, familjarët kanë deklaruar për mediat se Adela ndodhej edhe në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital.

Mirëpo gjendja e saj shëndetësore nuk kishte ndryshuar aspak edhe pas vizitës në spital