Lulzim Basha: Mos prisni të dal në duel më Ramën, nuk e bëj dot këtë gjë

Lulzim Basha mbajti një takim këtë të premte, me fermerët në Urën Vajgurore, në vijim të turit të tij në të gjithë Shqipërinë.

Basha u premtoi fermerëve se do jenë 50 milionë euro në dispozicion për mbështetje infrastrukturore të bujqësisë nga qeveria që do jetë e drejtuar prej tij.

Ai u kërkoi qytetarëve që të rezitojnë edhe pak kohë:

“Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë? Jo dhe shumë. Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj, afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja”.

Në këtë takim, Basha iroinizoi kryeministrin duke thënë se ai nuk dilte dot në foto me Ronaldon dhe nuk i shkrinte dot njerëzit së qeshuri si ai.

“Nëse prisni të dal në duel me Ramën të zgjidh problemet, atëherë nuk kemi arritur asgjë.

Unë nuk ju shkrij së qeshuri me batuta, as nuk bëj foto me Ronaldon. Unë punoj e përpiqem për ju.

Ngrihuni shkoni dhe thyjeni atë në kutinë e votimit.

Unë do vi tek ju e do ju qaj hallet, sepse në qeveri do vi me votën tuaj dhe jo me votën e kriminelëve”, është shprehur Basha.(TemA)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...