Debati për godinën e Teatrit Kombëtar mbetet i nxehtë edhe mes vetë komunitetit të artistëve. Aktori Mirush Kabashi bëri deklarata të forta në protestën e fundit të zhvilluar kundër prishjes së godinës ku edhe recitoi disa vargje poezisë “Hakërrim” të Ali Asllanit.

Ndërsa në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Kabashi bëri akuza edhe ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli duke folur për censurë në këtë institucion.

“Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin” – tha aktori, por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Çulit në rrjetet sociale.

“Hahahaha! Zotëria “hani pini dhe rrëmbeni”, pasi “grabiti” për 15 vjet rrogën ne Teatrin Kombëtar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombetar.

Ky individ qe morri rrogën 15 vjet dhe u ngjit ne skenën e TK-se vetem me nje shfaqje, është objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare.

Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.

Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha.

Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar përpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenën e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne ç’drejtim te paditur rreshket,” – përfundon Çuli replikën në rrjetet sociale.