Gazetari ironizon Markun: Jam kuzhiniere e mirë, gatuaj presh si me përgjimet e Dibrës

Ditën e djeshme në KLP u bë prezantimi i platformës nga ana e 3 kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm, mes të cilave dhe Arta Marku e cila kërkon një mandat të plotë në krye të akuzës.

 

Mirëpo gazetari Flamur Vezaj, ka një tjetër version të fjalëve të Markut dhe punës së saj në këto dy vite si e përkohshme në krye të prokurorisë.

 

Ai flet në vetën e parë teksa thotë se është një kuzhiniere shumë e mirë pasi di të gatuajë presh, sikurse bëri me dosjen e përgjimeve të Dibrës.

Postimi me plot humor i gazetarit:

Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke respektuar ne detaje te gjitha detyrat qe me dha qeveria!

 

Jam nje juriste boll e mire, pasi di te gatuaj presh ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve te “Dibres”! Di te gatuaj fasule ne tave ashtu sic bera me dosjen e pergjimeve per zgjedhjet ne Durres! Gjate kesaj kohe kam gatuar edhe pershesh me qumesht, ashtu sic e bera me dosjen e “Toyota yaris”!

 

Vec ketyre, gatuaj edhe qofte me lenge ashtu sic pregadita dy vjedhjet e dosjeve ne Prokurorine e Durresit! Kam gatuar edhe patate me mish, fiks sic bera me dosjen e kontrabandes se cigareve me te dyshuarin pronarin e ri te “Air Albania”! Por di te gatuaj edhe pilaf me pule, me te njejten shije sic bera me dosjen e Agron Xhafes.

 

Por kryesorja di te gatuaj byrek me qepe e domate ashtu sic bera me dosjen e “Unazes se Re” dhe banoreve te Astirit! Se gatimet vegjetariane i bej me te njejtat perime te prodhuar me metoden Spiropali ashtu si hetimet per dosjet e Erjon Veliajt te Bashkise se Tiranes! Etj etj

 

Keshtu qe nese me zgjidhni mua perseri ju premtoj se do te punoj me shume me zyren e propagandes se qeverise qe te permbush objektivat e gatimit te mire dhe me shije qe populli te kaloi edhe ne mbipeshe pervec pergjumjes!” 00

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...