Ilir Meta i përgjigjet gazetares për shkeljet e tij: Kushtetuta sot është zero, ndaj bëj si të dua tani

Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për shtyp, pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, në shkelje të Kushtetutës.

I pyetur nga gazetarët për shkeljen e tij, Ilir Meta tha se nuk ka asnjë afat 30 ditor në Kushtetutë, për përzgjedhjen e kandidatëve nga ai, dhe sipas tij, ato që shkruajnë gazetarët janë gënjeshtra.

Për më tepër, Ilir Meta tha se nuk e njeh Kushtetutën, pasi ajo ka rënë prej dy vitesh.

“Kushtetuta është zero prej dy vitesh, ndaj mos më përmendi Kushtetutën.

Ajo ka rënë prej dy vitesh, që kur nuk kemi më Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Meta gjatë daljes së tij për mediat.

“Për presidentin nuk ka afat të përcaktuar në Kushtetutë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për Parlamentin ka sepse është organ kolegjial”, vijoi ai.

Ai tha se mazhoranca ka vepruar si m afia dhe është përpjekur atë ta detyruar atë që të shkelë Kushtetutën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...