Ish-ministrja e jashtme, Majlinda Bregu tani në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e ka vlerësuar Shengenin Ballkanik si një vendim pozitin, një histori në zhvillim.

Bregu thekson se qëllimi i saj është bashkëpunimin rajonal, me anë të së cilit synohet integrimi në Bashkimin Europian.

“Për RCC, bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim. Kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit. Dëshiroj të jem e qartë. RCC është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim.

Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsideratë”, thotë Bregu në një video në rrjetet sociale.