Djali i deputetit të PSD-së, Tom Doshit, Markosi, i ka dedikuar një mesazh mikut të tij, i cili humbi jetën në një aksident rrugor teksa po bënte gara.

 

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Markosi ka shkruar se do ta mbante gjithmonë në zemër mikun e tij.

 

“Gjithmonë në zemrën time vëllai im,”-shkruan djali i deputetit.

 

Postimi i Markos Doshit

 

Në aksidentin e djeshëm humbi jetën Kristjan Vasili dhe në momentin e aksidentit ndodhej pasagjer në automjetin “Benz” me targa “AA 131 ZZ” që drejtohej nga 18-vjeçari.

 

Teksa po bënin gara me një tjetër automjet, drejtuesi i “Benz”-it humbi kontrollin e mjetin dhe morri përpara një tjetër makinë të llojit “Porsche” që ndodhej e ndaluar në karaxhatë në aksin rrugor Mjull Bathore në drejtim të Saukut