Jepet alarmi! Situatë e vështirë si pasojë e shirave dhe erës, shtylla dhe pemë të rrëzuara

Reshjet intensive, të cilat nisën prej mesditës së kësaj të marte, kanë krijuar probleme në disa zona të vendit.

 

Kjo situatë e vështirë pritet të zgjasë edhe të paktën në 48 orët në vijim. Rruga e Llogarasë u bë e pakalueshme në mesditë për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të lartë dhe pemëve.

 

Në lagjen 1 të Durrësit, era e fortë ka rrëzuar një palmë, ku fatmirësisht nuk është shoqëruar me të lënduar në njerëz.

 

Është dashur ndërhyrja e grupeve të emergjencës për të larguar pemën nga rruga.

 

Nga ana tjetër, probleme ka pasur edhe në qytetin e Vlorës. Bregdeti është përfshirë nga erëra të forta me drejtim jug-lindje.

 

Për pasojë është njoftuar se për dy ditë nuk do ketë lëvizje të trageteve në Vlorë.

 

Peshkarexhat dhe anijet e vogla të peshkimit janë urdhëruar të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos dalin në det të hapur ku forca arrin deri në 9 ballë dhe mbi 3 metra lartësi dallge.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...