Diell dhe vranësira, si pritet të jetë moti gjatë gjithë javës

SHMU njoftoi se java do të nisë me diell e temperatura në rënie në orët e mëngjesit. Ditën e martë, fillimisht moti parashikohet i qendrueshëm, por prej mesditës, në të gjjithë vendin do të nisin reshjet e shiut. Këto, në pjesën bregdetare e jugperëndim, parashikohen me intensitet të lartë me rrebeshe dhe rrufe.

 

Në Alpe, do të nisin reshjet e dobëta të dëborës. Deri ditën e enjte, reshjet do të vijojnë në të gjithë vendin hera-herës dhe në formën e shtrëngatave me rrufe, kryesisht në bregdet. Ditën e premte, reshjet kanë tendencën të mbeten të lokalizuara, vetëm përgjatë bregdetit.

 

Drejtimi dominues e erës, do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i jugut. Hera herës, kryesisht në mesjavë, era do të fryjë e fortë dhe me rrahje në bregdet. Në vlerat termike, parashikohen luhatjet si më poshtë. Ju kujtojmë, që prej ditës së martë, mos harroni çadrat në shtëpi!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...