Sherry Ellis zbuloi se kishte vdekur një ditë pas Halloween. 73-vjeçarja nga Magnolia, Teksas, shkoi të merrte ilaçet kur karta e saj e bankës u refuzua. Ellis tha se e dinte që kishte diçka që nuk shkonte pasi karta e saj kishte dalë vetëm 3 muaj më parë.

 

Kur shoi në bankë zbuloi se ishte shpallur e vdekur nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore. “Nuk e di se sa kohë më parë isha shpallur e vdekur para se ta zbuloja,”-u shpreh Ellis.Kjo i ka shkaktuar probleme 73-vjeçares pasi me kartën e saj nuk mund të blejë asgjë.

 

Ajo merr 10 ilaçe të ndryshme për presionin e gjakut, stomakun dhe zemrën që mund të kushtojnë deri në 1.400 dollarë pa sigurime. Ndërsa mjekët i thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për të derisa të deklarohet e gjallë me dokumenta. Ndërkohë procesi pritet të zgjas 45 ditë.