Në fshatin Bardhaj koha ka mbetur në vend.

Banorët thonë se janë të privuar nga shërbimet dhe jetojnë si në mesjetë, pa rrugë, pa ujë dhe me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Ata përballen cdo ditë me rrezikun nga korenti. E gjitha kjo linjë është e e shtrirë pranë rrugës aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.

Sic pohojnë vetë banorët, në kohë fushatash premtimet kanë qënë të shumta por që kanë rezultuar premtime boshe.

Fshati Bardhaj ndodhet vetëm 4 km larg nga qyteti i Shkodrës Ndonëse herë pas here banorët kanë bërë thirrje që t’u zgjidhet ky problem, deri më tani as bashkia dhe as qeveria nuk janë kujtuar për këtë zonë

/STAR PLUS TV/