Një shqiptar 19 vjeçar u arrestuar nga policia italiane nën akuzën e grabitjes. I riu vodhi një loka në mesnatën e 6 dhe 7 nëntorit në zonën e Renenza di Cattolica në Rimini të Italisë.

 

I riu ka vjedhur disa para në kasë, por shumë shpejt është arrestuar nga policia për shkak të një “detaji” që kanë treguar mbi të kamerat e sigurisë. 19 vjeçari shqiptar kishte në dorë një tatuazh. Në dorë kishte një “G”, inicialin e emrit të të dashurës, çka ka bërë që hetuesit ta gjejnë të riun me shpejtësi.

 

Pas kontrolleve në banesën e tij u bë edhe gjetja e gjithë sendeve dhe parave që i riu kishte marrë nga lokali.