Zbardhet pasuria e Rudina Hajdarit, mijëra dollarë aksione në SHBA

Open Data Albania ka publikuar pasurinë e deputetëve të rinj për vitin 2017-2018. Një ndër ta është edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila një pjesë të pasurisë së saj e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në rubrikën “Para dhe Pushtet” është publikuar pasqyra financiare e pasurisë së deputetes Rudina Hajdari, ku rezulton se ajo ka si mbështetje të fortë bashkëshortin, Muçjon Demiraj, i cili është pronar me 50 % të aksioneve i një godine me sip. 465 m2 në Nju Jork, USA, me vlerë 750 000 dollarë.

 

Nga burri i saj, deputetja ka marrë 10% të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë “Wilcuma LL”, aksione me vlerë neto prej 170 mijë dollarësh. Veç këtyre të ardhurave, deputetja Hajdari deklaron dhe të ardhurat nga rroga, si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, prej 1 050 euro në muaj.

 

Në deklarimin e saj Hajdari ka një kredi studentore për shkollim Universitar të marrë në New York në shumën 10 000 Dollarë, me normë interesi 5% dhe me kohëzgjatje 10 vite. Si shpenzim tjetër ka edhe qiranë mujore që i paguan të vëllait për apartamentin që banon në Tiranë, prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...