“Mijëra euro e fishekë të fshehura në të brendshme”, zbulohen pamjet e kontrollit të banesës së gjyqtarit të Dritan Dajtit: Nuk e dija që ishin aty paratë

Pas kontrollit të ushtruar ditën e sotme në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, një prej tre gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dritan Dajtit, policia ka sekuestruar 17 mijë euro dhe 8 fishekë.

Gazeta TemA ka siguruar videon kur policia gjen paratë dhe fishekët të fshehura në të brendshme.

Ndërkaq pas shoqërimit në Policia gjyqtari Skënder Damini ka dëshmuar se paratë i përkasin të birit i cili është biznesmen, sa kaq fishekët është shprehur se janë të armës së tij, të cilën e ka me leje.

“Fishekët janë të një arme “Makarov”, që e kam pasur me leje. Armën e kam dorëzuar disa vite më parë sipas ligjit të kohës, ndërsa fishekët janë harruar.

Paratë nuk e dija që ishin aty. I përkasin djalit që merret me biznes. Vendimin e dhënë nga unë në Apelin e Krimeve e kam dhënë bazuar në ligj dhe në bindjen time personale. Vendimi është i rekursueshëm në Gjykatën e Lartë”, ka deklaruar gjyqtari Skënder Damini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...